Yves Saint Laurent: Si e ndryshoi një mashkull mënyrën se si vishen femrat

Yves Saint Laurent: Si e ndryshoi një mashkull mënyrën se si vishen femrat

Yves Saint Laurent ka vdekur në moshën 71 vjeçare, por puna e tij do të jetojë përgjithmonë.

Prej një asistenti në kompaninë “Dior” e deri te themelimi i brendit të vet, Saint Laurent gjithmonë i ka sfiduar standardet e modës dhe është përpjekur që botën e modës ta bëjë një vend më përfaqësues dhe më divers.

Lindja e dizajnerit premtues

Yves Saint Laurent ka lindur në vitin 1936 në Oran, Algjeri, ku e ka kaluar fëmijërinë dhe adoleshencën. Ai ka qenë një djalosh i turpshëm i interesuar pas librave dhe pas revistave të modës së nënës së vet.

Nga mosha e re ai ka qenë shumë i talentuar në vizatim dhe ka filluar të punojë në dizajnet e veta si tinejxher.

Në vitin 1954, ai ka shkuar në Paris për ta ndjekur pasionin e vet dhe për të studiuar në “Ecole de Chambre Syndicale de La Haute Couture”, ku në të njëjtin vit e ka fituar çmimin e parë nga International Wool Secretariat në kategorinë e fustaneve, shkruan Bright Side.

Juristët e garës kishin qenë tanimë të njohurit Christian Dior dhe Hubert de Givenchy.

Puna për Christian Dior

Në qershor të vitit 1955, Saint Laurent kishte vendosur t’ia tregonte disa prej skeçeve të tij Michael de Brunhoff-it, kryeredaktorit të revistës “Vogeu Paris” në atë periudhë.

I mahnitur nga skeçet, Brunhoff kishte vendosur t’ia tregonte ato dizajnerit të popullarizuar, Christian Diorit.

Edhe Christian Dior ishte mahnitur nga puna e Saint Laurent, kështu që e kishte punuar menjëherë si asistent në po atë muaj.

Kur Dior papritmas kishte vdekur në vitin 1957, Saint Laurent ishte bërë drejtori kreativ i brendit me vetëm 21 vjet.

Saint Laurent kishte krijuar rroba të lehta për femrat

Koleksioni debutues si drejtor kreativ për kompaninë “Dior” ishte lansuar në vitin 1957. Koleksioni kishte sjell rroba të lehta me pak material.

Ai kishte provuar të krijonte rroba me më shumë siluetë të lëngshme nën të cilat trupi ishte zhdukur, duke e zëvendësuar belin e mbërthyer të Dior-it.

Gjatë viteve në kompaninë Dior, ai kishte provuar të sillte ajër rinor në botën e modës. Ai ishte inspiruar nga rrobat që njerëzit i vishnin në rrugë dhe kishte provuar t’i thjeshtonte sa më shumë.

Ai e kishte sfiduar botën e modës duke i injoruar “urdhrat e caktuar”. Ndonëse shumë i talentuar, vizioni i Saint Laurent nuk ishte përputhur me estetikën konservative të caktuar nga Dior, prandaj edhe ishte pushuar nga puna.

Lansimi i brendit të vet

Largimi nga “Dior” ia kishte dhënë Saint Laurentit lirinë për ta filluar brendin e vet, bashkë me Pierre Berge.

Yves Saint Laurent Haute Couture ishte lansuar në vitin 1961. Berge është dashur ta shiste apartamentin e tij në Paris për të pasur para për hapjen e shtëpisë së modës.

Shtëpia e tyre e modës kishte provuar të prezantonte diçka të re dhe revolucionare në veshjet e femrave. Ata kishin dashur që femrat të ndiheshin të fuqishme në rrobat e tyre.

Saint Laurent e ka prezantuar modën e dy gjinive

Yves Saint Laurent është dizajneri i parë që i ka veshur femrat në rroba të meshkujve në botën e meshkujve.

Ai i ka krijuar plot veshje për femra në vitin 1962, 1966 dhe 1968, të cilat kanë qenë të inspiruara nga gardëroba e meshkujve.

Veshja e tij më e famshme për dy gjinitë ka qenë “Le Smoking” në vitin 1966.

Prurja e artit në dizajnet e veta

Saint Laurent gjithashtu ka qenë prej dizajnerëve të parë që ka ndihmuar në bashkimin e botës së artit me atë të modës.

Koleksionet e tij kanë përfshirë punë të inspiruara nga Vincent van Gogh, Pablo Picasso, Henri Matisse, Andy Warhol, Mondrian, etj.

U ka dhënë femrave më shumë liri

Në vitet e fundit të 1960’ta, Saint Laurent i ishte bashkuar valës së dytë të feminizmit. Si rezultat, të gjitha modelet ecnin në shfaqjet e tij të veshura me bluza transparente, pa sutjena, etj.

Partneri i tij i biznesit, Berge, një herë kishte thënë: “Gabrielle Chanel ua ka dhënë femrave lirinë. Yves Saint Laurent ua ka dhënë fuqinë”.

Ka sjell diversitet në modë

Saint Laurent ka qenë prej dizajnerëve të parë që ka pasur femra me ngjyrë në shfaqje të modës.

Naomi Campbell ishte bërë modelja e parë me ngjyrë në ballinën e revistës “Vogue Paris” falë tij.

Sipas saj, Laurent kishte bërë shumë për njerëzit me ngjyrë.

Dizajneri Christian Lacroix shpjegon se arsyeja prapa suksesit të Yves Saint Laurentit ka qenë shkathtësia e tij e mendjes, dhe me këtë pajtohemi.

Siç thotë Lacroix, “Chanel, Schiaparelli, Balenciaga dhe Dior kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme. Por që të gjithë kanë punuar brenda një stili të caktuar… Yves Saint Laurent është si kombinim i të gjithë atyre”.

Shpërndaje në: