Dieta 7 ditore e VIP-ave që po çmend të gjithë
Çdo ditë të javës i bashkohet një grup ushqimor deri në fundjavë. E më pas rifillohet me skemën sipas modelit të shkallës ushqimore.
Ky është një regjim dietologjik më i zbutur i propozuar sipas versionit klasik të dietës Dukan, që mjeku francez i përkufizon si ‘humbje e ëmbël peshe’. Në dietën Dukan shtatëditore, ‘beteja’ kundër kilogramëve të tepërta është më e ashpër, sepse sulmon peshën me ‘armë’ më të fuqishme. Dietë e është paragjykuar shumë sidomos për ‘frontin e dytë’, kjo pasi qysh në fillim është menduar për ata që nuk arritën të humbur peshë me dietën e plotë, apo ata që nuk gjetën motivimin e nevojshëm për të arritur qëllimin.
E sidomos për ata që duan të humbasin jo më shumë se 10 kilogramë, kjo është pikërisht dieta e moderuar. Mos harroni të bëni çdo ditë ecje nga 10 deri në 30 minuta.
Dieta 7 ditore
E hënë: – Do të hani vetëm proteina ku përfshihen mish, peshk dhe vezë.
E martë: – Menyja juaj ditore do të ketë vetëm perime dhe ecje 20 minuta
E mërkurë: – Perimeve shtojini 150 gr fruta (jo banane, rrush, qershi dhe fruta të thata).
E enjte: Menysë së një dite më parë me fruta e perime, shtojini 45 gramë bukë integrale.
E premte: Shtoni menysë së ditës së katërt edhe 40 gramë djathë me 50 për qind yndyrë
E shtunë : Mund të konsumoni: makarona integrale, thjerrëza, fasule, bizele dhe oriz të bardhë.
E diel: Zgjidhni menynë e së premtes dhe një vakt i lirë sipas dëshirës.