Kaluan kohë së bashku në Paris, Mbappe shkon në Shqipëri dhe befason këngëtaren shqiptare
Beatriks Ramosaj festën e Halloween-it këtë vit e festoi me kushërirën e saj Anxhelinën në një hotel luksoz në Paris. Atje dy bukuroshet shqiptare u fotografuan me dy futbollistët e njohur, Neymar dhe Mbappe.
Mesa duket mes tyre nuk ka pasur thjesht një foto, por edhe janë miqësuar me njëri-tjetrin. Kjo kuptohet lehtë nga veprimi i fundit i Mbappes.
Futbollistit siç duket i ka pëlqyer shumë Beatriksi dhe i ka pëlqyer asaj foton e fundit në Instagram ku këngëtarja shqiptare shfaqej duke pozuar në rradhët e stadiumit të ri.