6 vjet pas vdekjes së Paul Walker, po kthehet personazhi i tij në ‘Fast and Furious 9’
Karakteri i Paul Walker, ‘Brian O’Conner‘, mund të bëjë një kthim në Fast and Furious, gjashtë vjet pas vdekjes së tij.
Aktori Paul Walker ndërroi jetë në vitin 2013 në moshën 40 vjeçare, në një aksident tragjik me makinë.
Fansat dhe ekuipazhi i Fast & Furious nuk e kishin idenë se çfarë do të ndodhte, sepse tragjedia ndodhi para se Paul të mbaronte xhirimet e katërta të serisë – Furious 7 .
Por falë përdorimit të CGI (efekteve vizuale speciale të krijuara duke përdorur softuerin kompjuterik), si dhe ndihmës së vëllezërve të tij Cody dhe Caleb Walker, skuadra arriti të përfundojë prodhimin e filmit.
Tani po flitet se Brian do të rikthehet në serinë e ardhshme, së bashku më Vin Diesel, Michelle Rodriguez, Tyrese Gibson dhe Ludacris.
Edhe pse lajmet nuk janë ende të sigurta, fansat nuk janë të kënaqur me këtë gjë./