Këngëtarja shqiptare rrëzohet keq në tapetin e kuq në Berlin
Gjatë parakalimit në tapetin e kuq nuk shkoi gjithçka mirë Këngëtarja e njohur shqiptare, Ilira Gashi ka marrë pjesë së fundmi në një event shumë të rëndësishëm.
Ajo është paraqitur në ngjarjen vjetore “BUNTE New Faces Award”, ”, ku shpërblehen me çmime emra të njohur të industrisë muzikore.
Ilira ka pasur rastin të takohet me shumë figura të njohura nga Gjermania dhe Zvicra.
E veshur me një fustan ngjyrë të gjelbër ajo ka tërhequr vëmendje të madhe nga të gjithë. Mirëpo gjatë parakalimit në tapetin e kuq, për shqiptaren nuk shkoi gjithçka mirë, pasi e njëjta duke ecur në një moment është rrëzuar.
Kujtojmë se, këngëtarja muajin gusht ishte prezente në Kosovë, ku performoi në festivalin “Sunny Hill”, që u mbajt në Prishtinë. /21Media
https://www.instagram.com/p/B44oIBGIYRe/