Bionde dhe me poza provokuese, Mimoza Shkodra vjen ndryshe në setin e ri fotografik
Këngëtarja e njohur Mimoza Shkodra, është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e saj.
Ajo është gjithnjë aktive me projekte të reja në muzikë, gjersa nuk mungon edhe nëpër koncerte, ahengje e mbrëmje të ndryshme.
Mimoza është shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat është thuajse çdo ditë aktive.
Së fundmi, këngëtarja ka realizuar një set të ri fotografik, të cilin e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
Mimoza është shfaqur më ndryshe se zakonisht në këto fotografi, teksa ka vendosur të kthehet në bionde, duke dalë nga ngjyra e saj e zakonshme e flokëve.
Ky ndryshim i saj është mirëpritur nga fansat, të cilët nuk i kanë kursyer komplimentet për këngëtaren.
Këto imazhe, ajo i ka realizuar te fotografi i njohur shqiptar, Norik Uka.
https://www.instagram.com/p/B47DV6rFsLy/?utm_source=ig_web_button_share_sheet