E pabesueshme, këngëtares nuk i lejohet t’i këndojë këngët e saj
Humbja e të drejtave për këngët e saj të vjetra vazhdon t’i shkaktojë shumë telashe Taylor Swift.
Swift pretendoi të enjten se asaj nuk i lejohet të këndojë shumë nga këngët e saj të vjetra në American Music Awards apo t’i përdorë në dokumentarin e ardhshëm të Netflix.
Kjo për shkak të një mosmarrëveshje të vazhdueshme me shtëpinë diskografike ku janë regjistruar këngët.
Swift foli për herë të parë për çështjen e të drejtave para disa muajve, pasi menaxheri Scooter Braun mori të drejtën e këngëve të saj nga shtëpia diskografike “Big Machine Label Group”, ku Taylor regjistroi këngët.
“Kisha planifikuar të performoja disa nga hitet e mia përgjatë dekadave. Por Scott Borchetta dhe Scooter Braun më thanë që nuk më lejohet të performoj këngët e vjetra,”-tha Swift.
Në korrik, Taylor e konsideroi “skenarin më të keq”, pasi mësoi se katalogu i saj muzikor i ishte shitur një kompanie në pronësi të Braun.