Arta Bajrami tregon muskujt e tonifikuar
Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, ka rrëmbyer gjithmonë vëmendjen me dukjen e saj.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, këngëtarja Bajrami publikoi një fotografi për ndjekësit e saj në Facebook, duke treguar se sa shumë ka pësuar ndryshime me përkushtimin e saj në palestër.
Ajo ndjek me rregull ushtrimet në palestër, me çka ka ndikuar që Arta të zhvillojë muskujt e saj.
“Atak”, ka qenë mbishkrimi i këngëtares në këtë fotografi, duke treguar kështu se ka forcuar krahët e saj. Arta përndryshe është shumë aktive në muzikë me projekte muzikore e koncerte të shumta, ku gjithmonë mirëpritet nga publiku i saj.