The Guardian shkruan për dramaturgun kosovar që merret me korrupsionin e politikën
Gazeta prestigjioze The Guardian, më saktë Natasha Tripney, ka bërë një intervistë me dramaturgun kosovar Jeton Neziraj e të cilën e përkthen Periskopi për lexuesit tanë.
Drama e tij sjell kërcënimet, vandalizmin – dhe arritjet ndërkombëtare. Tash dramaturgu trim po e përshtat Ibsenin që ta zhvesh korrupsionin në atdheun e tij, në Kosovë.
Jeton Neziraj ka pikëpamje të qarta mbi rolin e dramës. “Teatri duhet të jetë në anën e atyre që nuk kanë pushtet, në anën e viktimave, në anën e minoriteteve,” thotë ai.
Duke qenë pa dyshim dramaturgu më i mirë i Kosovës, ai po sfidon temat politike të këtij vendi. Drama “Hipokritët”, ose “Pacienti anglez”, paraqiti gjendjen e tmerrshme të sistemit shëndetësor dhe ishte inspiruar nga një skandal që kishte të bënte me ryshfet.
Ai e publikoi një nga dramat e tij – në të cilën Serbia dhe Kosova luftojnë se kush do t’i zë vendin Britanisë për t’u futur në BE – nën pseudonimin “ciniku kosovar”. Drama e tij e 2017-s, 55 hijet e Gejit, që u shfaq në teatrin LaMaMa të Nju Jorkut, u mor me dështimin burokratik e social për një çift gejësh që regjistrohen për t’u martuar në një qytet kosovar.
Drama e fundit, Departamenti i Ëndrrave, një komedi orvelliane e vendosur në një autokraci, është së fundi në teatrin City Garage të Los Angjellosit, shkruan Periskopi. Kjo dramë është e zbatueshme për më shumë vende, jo vetëm për Kosovën.
Neziraj i ka bërë mbi 25 drama që janë shfaqur anë e mbanë Evropës, edhe pse ende jo në Britani.
Artikullin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU./Periskopi