E fejuara e Milot Rashicës me video emocionuese i uron fat futbollistit para lojës me Çekinë
Belkiz është përkujdesur që t’i urojë fat të fejuarit të saj, futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Milot Rashicës, në lojën që sonte zghivllojnë kundër Çekisë.
Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja jetike për kualifikim në kampionatin evropian, ku Kosova do të luajë në ‘Doosan Arena’ ndaj Çekisë, shkruan GazetaBlic.
Kuptohet që mbështetja është e madhe për futbollistë e Kombëtares së Kosovës, si nga familjarët poashtu edhe tifozët.
Belkiz Kera, e fejuara e Milot Rashicës gjithmonë ka qenë e pranishme në pothuajse të gjitha ndeshjet që Kosova ka realizuar.
Kësaj radhe ajo i ka uruar fat Rashicës përmes një video të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, ku ka shkruar “Paç fat”, por nuk ka bërë të ditur nëse do jetë e pranishme në stadium për ta ndjekur nga afër.