Veç sivjet, Facebook-u i mbylli 5,4 miliardë llogari të rreme

Veç sivjet, Facebook-u i mbylli 5,4 miliardë llogari të rreme

Deri më tani, sa i përket këtij viti, Facebook i ka mbyllur 5.4 miliardë llogari të rrejshme, derisa miliona llogari tjera në këtë platformë, vazhdojnë të mbesin aktive. Në krahasim me 3.3 miliardë llogari të rrejshme, që janë mbyllur vitin e kaluar.

Rreth pesë për qind e llogarive që hapen brenda muaji janë të rrejshme, megjithatë ky rrjet social e ka avancuar teknologjinë, që t’i mbyllë këto llogari sapo të hapen, transmeton Telegrafi.

Ky hap është ndërmarrë nga Facebook, si sfidë që të largojë llogaritë e rrejshme para se të fillojë fushata elektorale në Shtetet e Bashkuara për zgjedhjet e vitit 2020.

Analistët dhe rojet vëzhguese janë duke kërkuar një valë të përmbajtjes së rreme dhe mashtruese, në rrjete sociale pas zbulimeve në lidhje me ndërhyrjet në zgjedhjet e vitit 2016.

Drejtori i përgjithshëm i Facebook, Mark Zuckerber ka bërë të ditur në një takim me reporterë, numrin enorm të llogarive të rrejshme që janë larguar nga platforma, ndërsa kërkoi nga platformat tjera që ta bëjnë të njëjtën gjë.

“Për shkak se numri i këtyre llogarive është i lartë, nuk do të thotë se ka përmbajtje aq të dëmshme. Numri është i lart, për shkak se po punojmë që të largojmë sa më shumë prej tyre”, ka thënë Zuckerberg. Numri i llogarive të rreme, arriti kulmin në fillim të vitit, kur Facebook tha që mbylli më shumë se dy miliardë në periudhën nga janari deri në mars.

Gjatë tri muajve të ardhshme, Facebook largoi më pa llogari të rrejshme – rreth 1.5 miliard – ndërsa punoi, që të zhvilloi sa më shumë teknologjinë, për identifikimin dhe mbylljen e këtyre llogarive sapo të jenë hapur. Por, numri është rritur sërish, pasi prej qershorit deri në shtator, janë larguar 1.7 miliard llogari të tjera.

Njoftimi vjen si pjesë e ndryshimeve të reja në Facebook, për rritjen e transparencës, ndërsa është hera e parë që tregohet lidhur me llogaritë e rrejshme që janë mbyllur në Instagram.

Mbi tre milionë llogari janë mbyllur në Instagram, deri në shtator të këtij viti, pasi u gjet se merreshin me shitjen e drogës, ndërsa rreth 95 mijë tjera, për shkak se merreshin me shitjen e armëve.

Të gjitha këto ndërhyrje, janë bërë pasi Facebook u kritikua nga grupe të ndryshme për të drejtat e njeriut, për shkak se përmbante përmbajtje të pa denjë, ndërsa kërkohej që gjendja të bëhet më e mirë.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Vesel Krasniqi i NISMA-s mban takim me kryesinë dhe aktivistë nga Banja

Kandidati për deputet nga NISMA, Vesel Krasniqi i cili në listën zgjedhire bart numrin 20…

Rrahman Rama viziton Bashkësinë Islame në Vushtrri: Biseduam për nevojat e qytetarëve tanë dhe zgjidhjet që mund të ofrojmë

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahman Rama, ka zhvilluar sonte…

Xhaferi i LDK-së: Janë bërë reforma të mëdha brenda strukturave, 9 shkurti do jetë me ndryshim

Krenar Xhaferi, kandidat i LDK-së për deputet tregoi se si kanë shkuar planet e kësaj…

Lutfi Haziri: A është e mundur që Kurti paska fol jerm sot në Gjilan?!

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas tubimit të kryeministrit Kurti sot në komunën…

Limaj nga Aeroporti “Adem Jashari”: Qysh herët jam mësuar me vendime të mëdha e të vështira

I pari i NISMA-së, Fatmir Limaj nga aeroporti i Prishtinës ka prezantuar projektet e partisë…

KQZ nesër miraton fletëvotimin, të enjten nisë votimi jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet, të mërkurën, ku do ta miratojë edhe fletën…

Haradinaj: Gratë vendosin vetë, ato kanë vendosur 137

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj,…

Gashi: Qeveria e Albin Kurtit është qeveria që ka bërë më së shumti shkelje kushtetuese

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka kritikuar qeverinë Kurti për keqqeverisje gjatë mandatit 4 vjeçar.…