Pink planifikon të largohet nga muzika në vitin 2020
Këngëtarja Pink kishte një natë mjaft të gjatë në evenimentin madhështor, CMA Awards 2019, të mërkurën.
Jo vetëm se ajo performoi këngën “Love Me Anyway” me Chris Stapleton, por e gjithë familja e saj ishin aty për ta ndjekur.
Para se të fillojë shoun, Pink, 40-vjeçe, ka folur me Entertainment Tonight për të sjellë bashkëshortin e saj, Corey dhe dy fëmijët, Willow dhe Jameson, në një event të tillë si CMAS.
“Ata e bënë vetëm për dëshirën time. Ata kaluan kohë të mirë”, ka thënë Pink. “Ata ishin këtu për të më parë mua dhe gjithçka ishte e mahnitshme”.
Ylli i “Walk Me Home” po ashtu ka folur edhe rreth martesës së saj, duke treguar se në janar, ajo dhe bashkëshorti i saj kremtojnë përvjetorin e 14-të të martesës. “Ai meriton një trofe”, vazhdon ajo. “Ne jemi mësuar me të gjitha, dhe për këtë jemi së bashku”.
Më në fund, 40-vjeçarja ka deklaruar se në vitin 2020 dëshiron të pauzojë nga muzika, duke ndjekur edhe turneun në gjithë botën dhe albumin “Hurts 2B Human”.
“Ne i kemi bërë të dyjat dhe tanimë gjysmë jetë muzikë, dhe Willow do rikthehet në shkollë”, ka thënë Pink.
“Duket se është një vit i familjes”, shton më tej. ‘Dhe Carey është mbështetës, ai më ka ndjekur mua kudo dhe tani është radha ime”, ka thënë në përfundimin e bisedës këngëtarja amerikane.