Shoh gruan kur bën seks me djem të rinj dhe më pëlqen

Shoh gruan kur bën seks me djem të rinj dhe më pëlqen

Ne u takuam në 2001-in. Ramë çmendurisht në dashuri dhe u martuam 14 muaj më vonë. Gjatë muajit të mjaltit në Paris, i sugjerova asaj të shkonim në një club që ishte vetëm për çiftet e martuar, që flinin me një tjetër çift të martuar. Ka qenë gjithnjë ëndrra ime! Unë kam qenë i martuar edhe më parë, por ish-gruaja ime s’e konsideronte fare si opsion, kurse gruaja që kam tani, fatmirësisht, pranoi.

Fillimisht vendosëm një rregull: Ne s’do të preknim askënd dhe anasjelltas. Vetëm do të shihnim dhe do t’i linim të na shihnin. Kjo vazhdoi për vite me radhë, derisa e gjetëm veten tek seksi tresh.

Një natë, takuam një djalë të ri simpatik, ishte 20 vite më i ri se ne. Fillimisht, ai donte vetëm të bisedonim. Gjatë mbrëmjes, isha me gruan në jacuzzi kur erdhi të ulej pranë nesh. Pas pak, ime shoqe më befasoi duke i thënë se do t’i pëlqente një treshe me të.

U shokova, por dhe u emocionova në të njëjtën kohë. Ai i ofroi asaj orgazmën më fantastike që kishte kaluar ndonjëherë. E kuptova që kishte nevojë për dikë më të ri se unë, për një trup të fortë që mund t’i jepte çfarë unë s’mundja.

Që atëherë, kemi takuar plot djem të rinj nëpër clube seksi. Ndonjëherë gjatë këtij momenti unë jam pranë saj, i shtrëngoj dorën ose e puth. Në të shumtën e rasteve, më pëlqen ta shoh. Nuk di ç’të mendoj, por di të them që shpesh eksitohem shumë kur e shoh me të tjerë.

Lidhja jonë është edhe më e mirë për shkak të kësaj. Jemi më të afërt se më parë dhe unë vdes ta shohë atë të marrë këtë lloj kënaqësie. Kjo s’vlen për këdo, por për ne po.

*Shënim: Kjo letër është shkruar nga një autor anonim për The Guardian.

Shpërndaje në: