Kamera kap rastësisht gjatë ndeshjes një tifoze të Juventusit, numri i ndjekësve të saj u shumëfishua brenda një dite
Studentja 21-vjeçare e universitetit është shpesh në stadium dhe, falë kameramanit që shpesh fokusoi pamjen e saj gjatë ndeshjes së Juventusit me Milanin, ajo ka hyrë në zemrat e fansave të futbollit.
Francesca Tajè, një studente me banim në Milano, u filmua nga kamerat e Sky Sport në stendat e Stadiumit Juventus (dhe jo vetëm një herë) deri në pikën që imazhi i saj brenda disa ditësh u bë viral.
Bionde, e bukur dhe shumë pasionante ajo arriti të marrë vëmendjen e mijëra tifozëve gjatë ndeshjes që u zhvillua në vikend.
Kjo është edhe arsyeja që ajo mesa duket kaloi nga shtatë mijë ndjekës në Instagram, në shifrën prej 46 mijë sosh, vetëm brenda një dite të vetme.
Një kamerë rastësore që shfaqte imazhin e saj, bëri që shumë nga tifozët të fillojnë hulumtimin, duke kërkuar për emrin e vërtetë të saj.
Kështu nga një vajzë e thjeshtë kolegji, ajo u shndërrua në një tifoze atraktive që tashmë numëron shumë ndjekës në llogarinë e saj.
https://www.instagram.com/p/B4zlKxTi1Mi/?utm_source=ig_web_button_share_sheet
https://www.instagram.com/p/B4s40uLirBo/?utm_source=ig_web_button_share_sheet