Keni probleme me zemër? Mjekët rekomandojnë këto pije të nxehta
Nëse veç ju pëlqejnë këto pije, atëherë e keni bërë zgjedhjen e duhur sepse ju ndihmojnë t’i shmangni sëmundjet e zemrës.
Sipas hulumtuese, konsumimi i çajit e përmirëson shëndetin e zemrës dhe e zvogëlon rrezikun nga sëmundjet koronare.
Njëkohësisht, edhe konsumimi i kafes ndërlidhet me ulje të rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
Një studim në Holandë ka ekzaminuar se si ndikon konsumimi i çajit dhe kafes në sëmundjet e zemrës.
Për të ardhur në përfundimin e tyre, ata i kanë analizuar 37,514 pjesëmarrës për 13 vjet.
Kështu, ata kanë konstatuar se konsumimi i tri deri gjashtë gotave çaj në ditë e ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës për 45 për qind.
Konsumimi i më shumë se 6 gotave çaj në ditë ndërlidhet me zvogëlim të rrezikut të sëmundjeve të zemrës për 36%.
Sa i përket kafes, konsumimi i dy deri katër kafeve në ditë e ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës për 20% krahasuar me ata që pinë më pak ose më shumë se katër kafe.