5 gjërat që i keni ditur gjithmonë gabim për ciklin menstrual, ja cilat janë faktet e vërteta rreth tij
Edhe pse është një ndër temat më të trajtuara, shumë vajza dhe gra janë ende të paqarta, ndoshta edhe si mungesë e informacionit apo të quajturit ciklin tabu, rreth tij. Por, cilat janë 5 gjërat që i keni ditur gjithmonë gabim për menstruacionet dhe ciklin menstrual?
1.Cikli menstrual zgjat 28 ditë: Jini të qeta, nuk është ajo që po mendoni. Ekziston një keqkuptim i vazhdueshëm përsa i përket përdorimit të togfjalëshit ‘’cikël menstrual”. Shumë femra i referohen me këtë emër vetëm ditëve kur kanë gjakderdhje, kur në të vërtetë menstruacionet janë vetëm një pjesë i ciklit, i cili ka të njëjtën kohëzgjatje sa cikli hënor.
2.Menstruacionet nuk janë fundi i ciklit, por fillimi i tij: Në vijim të keqkuptimit të mësipërm, duhet sqaruar që menstruacionet nuk janë fundit i ciklit menstrual, por fillimi i tij. Kjo fazë karakterizohet nga rritja e nivelit të estrogjenit në gjak.
3.Cikli menstrual karakterizohet nga ndryshimet hormonale: Cikli menstrual është një proces biologjik shumë i rëndësishëm i organizmit femëror, i karkaterizuar nga simptomat e përbashkëta emocionale dhe jospecifike që përfshijnë stresin, ankthin, pagjumësinë, dhimbje koke, lodhje, çrregullime të humorit, rritjen e ndjeshmërisë emocionale dhe ndryshimet në dëshirën seksuale. Në javën e dytë të ciklit rritet niveli i estrogjenit dhe seretoninës që ndikon në gjendjen emocionale.
4.Ovulacioni është momenti më i rëndësishëm i ciklit menstrual: Gjatë intervalit nga dita e 8-të në të 14-të ndiheni më të eksituara pasi nivelet e estrogjenit në gjak janë më të larta. Trupi po përgatitet të lëshojë një vezë të re, kështu që këto janë ditët ideale për të ngelur shtatzënë pasi përkojnë me ditët më pjellore (fertile) të muajit.
5.Ushqimi ndikon në cikël: Një regjim ushqimor i pasur me vitamina, lëndë ushqyese, minerale, antioksidantë etj mund të kontrolloni faza të ndryshme të ciklit. Për shembull, marrja e magnezit redukton kontraktimin gjatë menstruacioneve./Burimi ”PourFemme”