Femra e cila qante kur shikonte ‘tulat’ në pasqyrë i humbet 136 kiligramët e tepërt!
Femra e cila thotë se qante kur shikonte veten në pasqyrë, ka humbur gjysmën e peshës së trupit për vetëm një vit dhe tani ajo është një ndihmëse-trajnere në palestër.
25 vjeçarja, Desiree Alexis-Kae Mize nga Ventura- California, luftoi me mbipeshen disa vite rresht.
Mize, thotë se motrat e saj tërheqëse të gjitha dukeshin si kukulla ‘Barbie’, dhe sa herë shihte ato ndjehej si mos më keq për peshën e tepërt që kishte.
Ajo kishte aq pak besim saqë ajo qau sa herë që shihte trupin e saj në pasqyrë, shkruan Daily Mail.
Nuk mund të humbja peshe me dietë ose stërvitje, kisha 135 kilogram , kështu që realizova një ndërhyrje në stomak.
Pasi bëri një operim në zonën e stomakut, ‘ajo vazhdoi të përmisojë figurën e saj me dietë dhe stërvitje, duke hequr kështu kilogramët e tepërt.