5 gabimet që bëni po shkatërrojnë peshqirët

5 gabimet që bëni po shkatërrojnë peshqirët

Sasia e madhe e detergjentit mund të forcojë peshqirët. Përveç kësaj, nuk është i nevojshëm. “Të gjithë peshqirët thithin sapunin e mbetur mbi trupat tanë dhe duke qenë që ata përdoren për të tharë lëkurën e pastër, nuk kanë shumë papastërti”, thotë Donna Smallin Kuper, tekniciene e certifikuar për pastrimin e shtëpive dhe autore e certified Cleaning Plain & Simple.

Përdor gjysmën e detergjentit që do të përdorje për një larje normale, ose shmange atë “një herë në dy larje dhe përdor vetëm uthull”, thotë Carolyn Childers, drejtuese e Handy, një ëebsite që siguron punonjës pastrimi dhe zanatçinj për shtëpinë. “Nëse duhet të përdorësh detergjent ekstra për peshqirë shumë të pistë, ndrysho procesin e larjes, që të ketë një cikël shumë të gjatë shpëlarje.”

Përdor zbutës rrobash

Zbutësi pengon thithjen e ujit nga peshqirët dhe mund të lërë një shtresë si të dylltë përsipër. Mos përdor fare zbutës.

Mund të vendosësh disa topa të pastër tenisi në procesin e tharjes, sugjeron Childers. Gjatë kohës që topat rrotullohen, do të nxjerrin mbetjet dhe do të shkrifin peshqirët. Nëse ke hedhur pa dashje zbutës dhe peshqirët dalin me ndonjë mbetje, Kuper rekomandon t’i rilash me një gjysmë gote uthull. Nëse zbutësi ka lënë ndonjë erë të fortë, rilaji me një gjysmë filxhani sodë buke.

I përdor peshqirët për të pastruar makeup-in

Vijat e penelit mbi peshqirë janë shumë të shëmtuara dhe të vështira për t’u hequr. “Makeup-i mund të shkaktojë njolla të përhershme nëse nuk pastrohet si duhet”, thotë Missy Tannen, një nga themelueset e kompanisë së teshave organike luksoze Boll & Branch.

Përdor një pecetë për të hequr grimin. Dhe nëse mikeshat kanë lënë gjurmë buzëkuqi në peshqirët e rinj më të mirë që ia ofron miqve, spruco një spray pastrues enkas në pjesën e njollosur. Pa atë, larja e plotë dhe tharja mund ta ngulisë njollën në copë. Nëse njolla është e yndyrshme, trajtoje paraprakisht me një detergjent të lëngshëm enësh, thotë Kuper.

I lan peshqirët në ujë shumë të nxehtë

Uji i nxehtë mund të ndikojë në zbehjen e ngjyrës dhe ashpërsimin e peshqirëve. Ngjyra në peshqirët e ngjyrosur i bën ata më të prekshëm nga ky problem, ndërsa peshqirët e bardhë mund të përfitojnë nga temperaturat e larta. Sipas Kuper, një cikël me ujë të nxehtë e ruan bardhësinë më mirë sesa zbardhuesi.

Laji peshqirët me ngjyrë, në ujë të ftohtë duke përdorur detergjent të përshtatshëm. Teknologjia e tij e përparuar me enzima pastron peshqirët pavarësisht temperaturës së ujit.

Nuk i than peshqirët siç duhet

Tharja më shumë sesa duhet, mund t’i shkatërrojë peshqirët, ndërsa mostharja mund t’u japë erë myku.

Nëse je fillestare, sa herë përdor një peshqir, vare të hapur më pas, thotë Tannen. Materiali i peshqirit ka nevojë të ajroset në mënyrë që të thahet siç duhet. Kur i than pas larjes, ndiq instruksionet e peshqirit dhe shkundi para se t’i fusësh në procesin e tharjes nëse e përdor. Kjo ndihmon për t’i shkrifur dhe nuk lejon të krijohen fije të ngurta brenda tyre, thotë Tannen. Nëse peshqiri mban erë lagështie, laje dy herë duke përdorur një gjysmë filxhan sodë buke për erën.

Shpërndaje në: