Ushtrimet që ju ndihmojnë ta shmangni vdekjen e parakohshme

Ushtrimet që ju ndihmojnë ta shmangni vdekjen e parakohshme

Aktivitetet e mëposhtme përveç se janë të lehta, ato ndihmojnë në zvogëlimin e shtypjes së gjakut, kolesterolit dhe rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Më poshtë ju sjellim pesë ushtrimet magjike që ju ndihmojnë ta shmangni vdekjen e parakohshme.

Noti

Notarët kanë 28% rrezik më të ulët të vdekjes së parakohshme dhe 41% rrezik më të ulët të vdekjes si rezultat i sëmundjeve të zemrës apo sulmit në tru. Raporti gjithashtu ka treguar se noti është ushtrim me kosto efektive, i sigurt dhe i mirë për personat e të gjitha moshave, ndërkaq u ndihmon të moshuarve të qëndrojnë në formë të mirë mendore dhe fizike. Përveç tyre, noti fëmijëve u ndihmon t’i zhvillojnë aftësitë fizike, kognitive dhe sociale.

Tenisi

Shkencëtarët kanë zbuluar se tenisi e zvogëlon rrezikun e vdekjes në çfarëdo moshe për 47%. Ky studim është publikuar në revistën “British Journal of Sports Medicine” dhe ka analizuar përgjigjet e mbi 80,000 të rriturve.

Vrapimi

Studimet e publikuara në revistën “British Journal of Sports Medicine” veçse kanë dëshmuar se vrapimi mund ta ulë rrezikun e vdekjes së parakohshme pavarësisht se sa shumë vraponi apo me çfarë shpejtësie. Autorët madje kanë raportuar se edhe nëse vraponi vetëm një herë në javë, është shumë më mirë sesa të mos vraponi fare.

Joga

Përveç se e përmirëson forcën, fleksibilitetin dhe frymëmarrjen, joga e ulë edhe rrezikun për sëmundje të zemrës duke e ulur indeksin e masës trupore (BMI-në), kolesterolin dhe shtypjen e gjakut. Një studim i kryer nga kardiologët amerikanë ka zbuluar se njerëzit që e kombinojnë jogën me ushtrime aerobike, siç është vrapimi apo noti, kanë dyfish zvogëlim të BMI-së, niveleve të kolesterolit dhe shtypjes së gjakut.

Ecja e lehtë

Studime të shumta kanë sugjeruar se qëndrimi ulur për një kohë të gjatë mund të jetë faktor rreziku për vdekje të parakohshme. Studimet britanike kanë treguar se edhe aktivitetet e lehta, siç është ecja, mund ta ulë rrezikun e vdekjes për 18%.

Shpërndaje në: