5 mënyra se si ta shpëtoni veten nga njerëzit që flasin shumë
Disa njerëz kanë thjesht dëshirë të shprehin mendimet e tyre dhe nuk mund të ndalen. Sigurisht, është e rëndësishme të jesh i sjellshëm dhe të mos ndërpresësh njerëzit, por kjo mund të arrijë deri në atë pikë sa të fillojnë të harxhojnë kohën tënde për gjërat e tyre parëndësishme. Pra, gjëja më e rëndësishme që mund të bëni në një moment të tillë, është të “luftoni” për veten tuaj dhe të dini se si t’i shpëtoni këtyre njerëzve.
Më poshtë ju sjellim 5 këshilla se çfarë duhet të bëni në situata të tilla sipas ‘Bright Side’:
-Pyetini njerëzit që keni përballë nëse mund t’i ndërprisni.
-Pyetini shpesh se cili është thelbi i bisedës që po zhvillojnë.
-Bini dakord fillimisht me ta për një kohë të caktuar se sa do ta zhvilloni bisedën.
-Tregojini se çfarë nuk ju pëlqen gjatë bashkëbisedimit dhe me çfarë nuk bini dakord.
-Largohuni nga ky bashkëbisedim në momentin që mendoni se nuk dëshironi ta dëgjoni më, pa qëndruar aty më tepër.