Çfarë ju kënaq më shumë se çdo gjë tjetër në shtrat?
Mund t’jua sigurojmë se përmasa e penisit nuk bën pjesë në këtë listë. Shumë njerëz besojnë së është thelbësore për kënaqësi maksimale, por jo. Ka gjëra të tjera, të cilave duhet t’i kushtojmë më shumë rëndësi.
Kimia
Nëse nuk ekziston një lidhje midis jush dhe partnerit, një kimi e veçantë që ju bën të kuptoni pa folur dëshirat seksuale të njëri tjetrit, një penis i madh nuk hyn në punë për asgjë.
Imagjinata
Sipas 71.9% të pyeturave, kreativiteti dhe fantazia në shtrat është më e rëndësishme se përmasat; aftësia për të gjetur pozicionin e duhur në kohën e duhur, për të guxuar në përmbushjen e dëshirave, është një prej stimuluesve të vërtetë të raportit seksual.
Tërheqja
Një studim i Universitetit të Kentucky-t, tregoi se për shumicën e femrave, tërheqja është më e rëndësishme se përmasat e penisit. Për 61.9 % të femrave të pyetura, edhe kur penisi nuk është i madh, nëse ka tërheqje seksuale mes partnerëve, kënaqësia në shtrat nxitet njësoj.
Komunikimi seksual
77.6% e femrave thanë se komunikimi seksual është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër. Jo vetëm përpara apo pas marrëdhënieve, por mbi të gjitha gjatë saj. Flisni, mësoni çfarë do ai prej teje dhe e anasjellta.
Përvoja
69.1 % e femrave u përgjigjën se përvoja është një ndër gjërat më seksi tek partneri, më shumë sesa një organ i madh. E vetmja mënyrë për të zhvilluar aftësitë seksuale, është duke kryer marrëdhënie. Pastaj, ka edhe nga ata që mësojnë më shpejt se të tjerët; janë këta fituesit, jo ata me penis të madh.