Ardit Gjebrea tregon a do të marr 180 mijë euro në inaugurimin e stadiumit
Stadiumi i ri kombëtarë në Shqipëri pritet që të inaugurohet zyrtarisht me 17 Nëntor, në prag të ndeshjes eliminatore Shqipëri-Francë.
Ky impiant i ri është mjaft i mirë bazuar në kriteret që kërkohen për një stadium të përmasave të tilla.
Ndërsa nëpër media është përfolur se do të ketë edhe këngëtarë që do të këndojnë në inaugurimin e e këtij impianti.
Madje ka pasur media që kanë shkruar se këngëtari Ardit Gjebrea pritet ti marrë 180 mijë euro për 3 këngë që do të këndonte, por këtë e ka përgënjeshtruar menjëherë këngëtari përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Instagram.
“Hajde hajde, po ku e gjetët këtë mo? Mos e merrni në qafë pronarin tuaj me thashetheme se edhe e njoh, mund të më telefononte dhe të shkruanit një lajm të saktë, por për fat të keq është një gënjeshtër e madhe nga ato që për fat të keq nuk ndodhin…!” : ka shkruar Arditi, duke demantuar se kjo nuk ka të bëjë me të vërtetën.