Këto janë aplikacionet e rrezikshme që sillen si antiviruse

Këto janë aplikacionet e rrezikshme që sillen si antiviruse

Nëse keni nevojë për më shumë prova se shkarkimi i aplikacioneve falas në Android nga zhvillues të panjohur VPNpro ka një përgjigje.

Hulumtimi i fundit i firmës kërkimore ekspozoi gjashtë aplikacione antivirusi të rrezikshme të cilët kanë 1.66 miliardë shkarkime në Play Store.

Problemi është tek lejet që kërkojnë këto aplikacione të ashtuquajtura aplikacione sigurie të cilat nuk kërkohen nga një aplikacioni i vërtetë antivirusi.

Bëhet fjalë për leje për të kontrolluar vendodhjen, kamerën e madje përdorur telefonin pa dijeninë tuaj. VPN Pro thotë se aplikacionet si Virus Cleaner, Security Master dhe Clean Master janë zbuluar me aktivitete malueri në të kaluarën dhe ende janë të disponueshëm në Play duke grumbulluar miliona instalime.

Nëse dëshironi të shkarkoni një aplikacion sigurie atëherë duhet të shkoni për një markë të njohur me të cilën jeni të familjarizuar. Aplikacionet falas janë falas për një arsye sepse nëse ju nuk po paguani për to atëherë dikush tjetër po paguan.

Sigurisht janë disa leje që aplikacionet e sigurisë duhet ti përdorin për të funksionuar si aksesimi i internetit dhe leximi dhe shkrimi i memories për të skanuar skedarë të rrezikshëm.

Lista e aplikacioneve të rrezikshme vijon si mëposhtë:

Security Master – Antivirus, VPN, AppLock Booster (500 milionë shkarkime)

Antivirus Free 2019 – San & Remove Virus, Cleaner (10 milionë shkarkime)

Virus Cleaner 2019 – Antivirus, Cleaner & Booster (50 milionë shkarkime)

Virus Cleaner, Antivirus, Cleaner (50 milionë shkarkime)

Super Phone Cleaner: Virus Cleaner, Phone Cleaner (50 milionë shkarkime)

Clean Master – Antivirus, Applock & Cleaner (1 miliardë shkarkime)

Shpërndaje në: