Cili është sekreti i lëkurës së përsosur të qafës së Jennifer Anistonit?

Cili është sekreti i lëkurës së përsosur të qafës së Jennifer Anistonit?

Aktorja amerikane Jennifer Aniston, krahas figurës së shkëlqyeshme në moshën e saj 50-vjeçare, mund të lavdërohet edhe me lëkurën tepër të bukur të qafës dhe dekoltesë gjë që te femrat është vëmendja numër një kur është fjala për plakjen

Aktorja është e njohur që bën jetë të shëndetshme, mirëpo nëse nuk është fjala për korrigjimet artificiale, atëherë ky është sekreti i lëkurës së saj të përsosur.

Si edhe shumica e damave të famshme, edhe Jennifer konsumon uthull për të cilën thonë që ndikon në mënyrë të efektshme në lëkurë.

Image

Çdo mëngjes aktorja pi një filxhan ujë të ngrohtë me limon, ndërkaq gjatë ditës pi mjaft ujë dhe ushtron rregullisht.

Jennifer thotë që kurrë nuk i ka urryer ushtrimet, mirëpo tani bën pak nga çdo gjë në mënyrë që treningu t’i bëhet interesant. Katër deri në pesë herë në javë, ajo bën dy orë jogë dhe pilates.

Aleati më i ri i saj është suplementi i quajtur Pomegranate Power (fuqia e shegës). Ky suplement përmban antioksidante dhe e pastron trupin nga toksina, zvogëlon celulitin dhe përshpejton metabolizmin. Gjithashtu, shega rinon lëkurën nga brenda.

Edhe një shprehi mëngjesi është që mbi leckë apo peshqir vendos paketime akulli në sy në mënyrë që të zvogëlojë fryrjen.

Pos preparateve natyrale, Jennifer përdor edhe kremra të cilat nuk janë të qasshme për çdokënd, por të cilat i kontribuojnë rinimit të dekoltesë së saj, por edhe dukjes së përgjithshme.

Shpërndaje në: