Sinjalet e trupit që nuk duhen injoruar

Sinjalet e trupit që nuk duhen injoruar

Puna, shqetësimet që mund të hasësh përgjatë ditës të bëjnë që të humbasësh mendjen edhe në rastet kur bëhet fjalë për shëndetin.

Të paktë janë njerëzit që e kuptojnë nevojën urgjente për të shkuar tek mjeku në rast se keni dhimbje në kraharor, dobësi, marramendje apo humbje të shikimit. Kur vjen puna tek simptomat, nuk është aq e lehtë të dallosh nëse bëhet fjalë për progresin normal të plakjes apo një sëmundje që mund të jetë serioze.

5 simptomat që nuk duhen injoruar:

Rënia e papritur në peshë

Nëse shikoni që po humbisni në peshë kur ju nuk po bëni asnjë mundim për ta bërë këtë gjë, atëherë natyrshëm duhet t’ju lind dyshimi. Me kalimin e viteve njeriu shton në peshë, për këtë arsye rënia e pa shpjegueshme në peshë mund të tregojë një problem serioz. Kanceri përshembull, është një sëmundje që manifestohet me rënien në peshë. E njëjta gjë vlen edhe për tiroiden, Sidën apo hepatitin C.

Gjumi i tepërt

Nëse flini më shumë se 9 orë gjumë në ditë atëherë mund të jeni të prekur nga depresioni, inflamacioni kronik apo skleroza e shumëfishtë. Gjumi i tjetër tregon praninë e narkolepsisë. Narkolepsia është një çrregullim i sistemit nervorë qendror që shoqërohet edhe me halucinacione.

Kolla e vazhdueshme

Nëse kolla zgjat më shumë se dy muaj, atëherë duhet të kuptoni se ka diçka që nuk shkon në organizëm. Ekziston mundësia që të jeni prekur nga azma apo nga një sëmundje e refluksit acidik.

Nishanet që ndryshojnë ngjyrë

Një nishan që ndryshon ngjyrë, formë apo madhësi nuk duhet injoruar kurrë. Secili prej nesh duhet të kontrollojë gjendjen e lëkurës nga koka tek këmbët të paktën një herë në vit.

Dhimbjet kronike

Dhimbjet që zgjasin mbi 12 javë konsiderohen kronike dhe vetëm mjeku mund të përcaktojë shkakun e saj. Nuk është normale që të të dhembë trupi çdo ditë, prandaj duhet të shkoni tek mjeku.

Shpërndaje në: