Dieta japoneze e ujit; ja pse funskionon për të rënë në peshë
Nga Azia na vjen një regjim ushqimor inovativ dhe revolucionar: bëhet fjalë për dietën japoneze të ujit. Siç kuptohet nga emri, elementi më i rëndësishëm i këtij regjimi është uji. Në veçanti, tradita japoneze të pirit një gotë ujë sapo zgjohesh në mëngjes, është ajo në të cilën bazohet dieta japoneze e ujit.
Ndërsa e dimë shumë mirë se uji është thelbëor për mirëqenien tonë dhe funksionimin e duhur të trupit, jo gjithmonë e dimë rëndësinë e tij si një terapi për humbje të peshës. Mjekët këshillojnë të pini të paktën 8-10 gota ujë në ditë për të eliminuar toksinat nga trupi.
Ky element i çmuar dhe thelbësor për ne, mund të jetë efektiv edhe për qëllimin e humbjes në peshë: japonezët e trajtojnë ujin si një instrument i dobishëm për t’u dobësuar. Qëllimi i thjeshtë i kësaj praktike është ‘rregullimi’ i trupit me ndihmën e ujit. Dieta përqëndrohet më së shumti në përmirësimin e shëndetit të zorrëve, pasi shumë probleme shëndetësore shkaktohen nga funksionimi jo i mirë i sistemit tretës.
Dieta japoneze e ujit; si funksionon
Mjekësia tradicionale japoneze rekomandon pirjen e ujit menjëherë pasi zgjoheni në mëngjes. Këto orë të para të ditës konsiderohen si të çmuara dhe besohet se uji që pihet gjatë kësaj periudhe, jo vetëm që promovon humbjen në peshë duke ndihmuar sistemin tretës, por gjithashtu mund të trajtojë probleme të ndryshme shëndetësore.
Më poshtë do të gjeni disa këshilla për të ndjekur terapinë japoneze të ujit:
Sapo të zgjoheni në mëngjes, pini katër deri në gjashtë gota ujë me stomak bosh. Uji do të ishte mirë të konsumohej në temepraturën e ambientit ose i vakët. Mund të shtrydhni në të edhe pak lëng limoni të freskët. Lani dhëmbët pasi keni pirë ujin; mos hani apo pini për të paktën 45 minuta dhe më pas vazhdoni rutinën tuaj të përditshme.
Ata që duan të provojnë këtë dietë, duhet të fillojnë terapinë me një gotë ujë çdo ditë duke rritur gradualisht sasinë. Nëse nuk arrini të pini katër gota ujë menjëherë, mund të prisni disa minuta mes çdo gote, për t’i dhënë stomakut pak pushim.
Si çdo praktikë tjetër për humbje peshe, edhe kjo praktikë duhet shoqëruar me ecje çdo ditë, shmangie e ushqimeve të rënda dhe kalorike, si dhe të paktën 8 orë gjumë në ditë. Dieta japneze e ujit ndihmon në lehtësimin e stresit dhe garanton një sistem të fortë tretës. Për këtë arsye është një regjim që duhet ta provojmë për t’u rikthyer në formë dhe duhet të fillojmë të vlerësojmë përfitmiet e të pirit ujë.