Videoja që mori zemrën e 15 milion njerëzve: Operimi me sukses i qenit të verbër

Videoja që mori zemrën e 15 milion njerëzve: Operimi me sukses i qenit të verbër

Dhurata e shikimit është ajo që ndonjëherë merret si e mirëqenë. Për shembull, si do ta përshkruanit ngjyrën e kuqe për dikë që nuk mund ta shohë? Si do t’i përshkruanit lulet, qiellin apo oqeanin?

Sidoqoftë, ka ca shpresë. Disa njerëz që vuajnë nga verbëria mund të rikuperojnë shikimin e tyre me operim. Edhe më mirë, nuk janë vetëm njerëzit që mund të rimarrin shikimin e tyre, edhe kafshët mund të bëjnë!

Një Terrier irlandez me fat u provua të rikthejë shikimin e tij, dhe reagimi i tij i thotë të gjitha, transmeton Periskopi.

Duffy, një Terrier i dashur irlandez dhe qen shpëtimtar, ka pasur shumë luftime me shëndetin e tij. Iu  zhvillua diabet, dhe në një moment humbi shikimin për shkak të sëmundjes.

Diabeti i tij u stabilizua me ndihmën e ilaçeve, por Duffy nuk ishte i njëjtë pa shikimin e tij.

Fatmirësisht, Duffy u kualifikua për një operacion në sy që do të ishte në gjendje të rivendoste shikimin e tij. Familja e Duffy nuk hezitoi të nënshkruajë për operacionin. Trajtimi dhe operacioni i tij u zhvilluan në Qendrën e Referimit të Veterinarisë në Malvern, Pensilvani

Videoja më poshtë tregon Duffyn duke dalë nga operacioni dhe duke parë prindërit e tij për herë të parë në një muaj.

Ndërsa bishti i Duffy tundet një mijë milje në orë, mund të shihni se sa i lumtur dhe i ngazëllyer është ai që e sheh përsëri familjen e tij.

Shikoni skenën e bukur më poshtë!/Periskopi/

Shpërndaje në: