25 vende në botë që duhen vizituar përpara se të zhduken njëherë e përgjithmonë

25 vende në botë që duhen vizituar përpara se të zhduken njëherë e përgjithmonë

Fondi Botëror i Monumenteve, që është themeluar më 1965 dhe ka mbështetur më shumë se 600 projekte në 90 vende të botës, përpiloi së fundmi një listë me 25 vendet më të rrezikuara në botë për vitin 2020.

Sigurisht që lista përditësohet çdo vit dhe varet nga një sërë faktorësh. Për shembull, pjesë e listës është edhe katedralja Notre-Dame de Paris, e cila pas zjarrit masiv, ka mbetur e dëmtuar. Po kështu ndërtimi i një aeroporti në rajonin Cucso në Peru, afër Machu Picchu, kërcënon Luginën e Shenjtë në Inca.

25 vendet më të rrezikuara për vitin 2020 janë:

Koutammakou, Toka e Batammariba, Benin-Togo

Ontario, Kanada

Parku Kombëtar Papa Nui, Kili

Pallati Aleksan, Egjipt

Katedralja Notre-Dame, Paris, Francë

Parku Kombëtar Tusheti, Gjeorgji

Lagjja e Xhenxhefilit, Port-au-Prince, Haiti

Sistemi ujor i rrafshnaltave Deccan, Indi

Stadiumi Sardar Vallabhhai Patel, Indi

Tempulli Mam Rashan, Irak

Ujërat termalë Inari-yu, Japoni

Iwamatsu, Japoni

Canal Nacional, Meksikë

Tempulli Choijin Lama, Mongoli

Fermat tradicionale, Myanmar

Chivas dhe Chaityas, lugina Kathmandu, Nepal

Pazari Anarkali, Pakistan

Lugina e Shenjtë, Inca, Peru

Kindler Chapel, Poloni

Shtëpitë tipike Axerquia, Spanjë

Ura Bennerley, Mbretëria e Bashkuar

Parku Kombëtar Bears Ears, SH.B.A

Vendi historik Aquirre, SH.B.A

Ndërtesa San Antonio, SH.B.A

Shtëpitë tradicionale të hebrenjve, Uzbekistan

Burimi: CNN

Shpërndaje në: