8 gjërat që duhet t’i blini me shumicë
Ndoshta në momentin që shkoni për të bërë pazar mendoni të blini vetëm gjërat që ju nevojiten dhe nuk blini gjëra me shumicë. Pra, merrni nga një artikull për çdo gjë që ju nevojitet. Mirëpo, ne do t’ju tregojmë disa artikuj që duhet t’i blini me shumicë, në mënyrë që ta keni më të lehtë përditshmërinë tuaj në shtëpi:
Letrat higjenike
Ky është me të vërtetë një veprim i zgjuar. Blini letra higjenike me shumicë, sepse ato mund të mbarohen në momentin më të papërshtatshëm.
Gjalpë
Në kuzhinë, pothuajse çdo gjë kërkon gjalpë, prandaj ai duhet me patjetër. Thjesht sigurohuni që kur ta blini të jetë i ngrirë.
Bateritë
Bateritë janë të domosdoshme në shtëpi. Ato mund t’ju lënë nga momenti në moment. Është e rëndësishme të mbani disa rezervë në shtëpi, në një vend të ftohtë natyrisht.
Makaronat
Makaronat janë të lehta për t’u gatuar dhe janë të shijshme. Nëse i ruani makaronat në një vend të errët, ato mund të zgjasin deri në 2 vite.
Detergjentët
Le ta pranojmë, askush nuk dëshiron të lajë rroba. Por në momentin që i vendosni në lavatriçe, nëse nuk keni detergjendët, është një bezdi e madhe të shkosh në dyqan për t’i blerë.
Pastë dhe furçë dhëmbësh
Të ngrihesh, të shkosh për të larë dhëmbët dhe të kuptosh që nuk ke më pastë dhëmbësh … ju ka ndodhur apo jo? Kjo është ndër gjërat më irrituese që mund t’ju ndodhë, veçanërisht herët në mëngjes. Është mirë të keni gjithmonë pasta dhëmbësh rezervë në shtëpi. Edhe furçat e dhëmbëve nuk bëjnë përjashtim, pasi rekomandohet t’i ndryshoni ato çdo 3 muaj.
Sapunët dhe shampot
Produktet higjenike zakonisht kanë një kohëzgjatje të madhe dhe nuk prishen nëse mbahen në temperaturën e duhur. Pra, mund t’i blini në sasi të mëdha.
Orizi
Orizi zgjat praktikisht përgjithmonë. Është shumë i shëndetshëm dhe i lirë.