Detoksifikuesi me 2 përbërës që pastron mëlçinë dhe ju bën të dukeni më të rinj
Toksinat në trup ju bëjnë të dukeni të lodhur dhe më të vjetër. Është e rëndësishme të eliminoni gjithë substancat helmuese nëse doni të keni një shëndet të mirë dhe të eliminoni shenjat e moshës.
Detoksifikimi i trupit mund të realizohet edhe pa shpenzuar shumë para e pa marrë pilula të ndryshme. Në fakt, ka një zgjidhje që neutralizon toksinat duke ju bërë të ndiheni më të shëndetshëm dhe lëkurën tuaj të duket më e bukur. Dhe sot do të flasim për një detoksifikues të përbërë nga vetëm dy ingredientë.
Para se të shpjegojmë si përgatitet ky elikisr, le të kujtojmë rolin e mëlçisë si organ që ndihmon në largimin e papastërtive të akumuluara në trupin tuaj përmes ushqimeve, produkteve kozmetike, detergjentëve dhe ekspozimit ndaj ndotësve mjedisor. Mëlçia punon së bashku me lëkurën, mushkëritë, aparatin tretës, veshkat dhe sistemin limfatik për të larguar substancat helmuese.
Përveçse nuetralizon papastërtitë, mëlçia gjithashtu luan dhe shumë role të tjera. Ky organ vital shërben si hapësirë për depozitimin e hekurit dhe vitaminave të caktuara. Në të gjithashtu ruhet glukoza e cila shpërndahet përmes gjakut kur trupi ka më shumë nevojë për sheqer për energji. Mëlçia juaj luan gjithashtu rol në shpërbërjen e insulinës, hormoneve të ndryshme dhe rruazave të kuqe të gjakut. Pra mëlçia është një organ ‘multitasking’ në trupin tuaj!
Stili i jetesës në ditët e sotme fut në trupin tonë më shumë substanca helmuese se ç’mëlçia mund të procesojë. Dhe prania e lartë e toksinave në trup shkakton një sërë komplikacionesh. Ato variojnë nga dhimbja e kokës, lodhja, mjegullim i trurit, kapsllëk, gazra të tepërt, fryrje dhe shtim në peshë. Edhe në pamjen tuaj do të reflektohet prania e tyre.
Për këtë arsye është e nevojshme të merrni ndihmë nga jashtë për të detoksifikuar trupin. Kjo përbërje ndihmon pastrimin e trupit dhe stimulon punën e mëlçisë. Do të ndjeni ndryshime të mëdha vetëm një muaj pasi keni marrë këtë miks.
Cilët janë përbërësit? Ju duhen vetëm dy: vaj ulliri dhe lëng limoni. Mjafton të kombinoni një lugë gjelle prej secilit.
Është shumë e thjeshtë të kombinoni këto përzierje dhe do të shihni se si do t’ju zhduken rrathët e errët në sy dhe në vend të lëkurës së thatë e pa jetë do të keni një lëkurë plot shkëlqim.
Të dy këta përbërës përmbajnë antioksidantë që lfutojnë radikalet e lira, mbrojnë qelizat e shëndetshme nga dëmtimi dhe neturalizojnë toksinat. Duke kombinuar një lugë gjelle prej secilës dhe duke e konsumuar si gjënë e parë në mëngjes, do t’i siguroni trupit një pastrim të mëlçisë dhe punë më të mirë të saj. Kështu trupi juaj do të pastrohet nga substancat e dëmshme.