Keni abuzuar me ushqimin dhe s’dini ç’të bëni, kjo pije çhelmon organizmin nga toksinat dhe shfryn barkun

Keni abuzuar me ushqimin dhe s’dini ç’të bëni, kjo pije çhelmon organizmin nga toksinat dhe shfryn barkun

Kujdeseni aq shumë për të humbur kilogramët e tepërt para sezonit të plazhit, por harroni të gjithë mundin e bërë dhe abuzoni sërish me ushqimin? E dimë, ju ndodh të gjithëve. Është e pashmangshme të mos tundoheni nga ushqimet e shumëllojshme, mirëpo duhet të mendoni seriozisht për detoksikimin e trupit para se të mbyllni vitin më të rrumbullakosur se kurrë.

Living ju propozon një recetë shumë interesante që do t’ju ndihmojë të çhelmoni organizmin dhe të hiqni yndyrën e tepërt rreth barkut. Bëhet fjalë për çajin e kanellës dhe dafinës, një pije magjike shumë vjeçare, e cila është e njohur për veprimin e saj të menjëhershëm në organizëm.

Përbërësit: 2 litra ujë, 10 shkopinj kanellë dhe thuajse 20 gjethe dafine.
Përgatitja: Fillimisht lani me ujë të rrjedhshëm gjethet e dafinës dhe lërini mënjanë. Vendosni ujin të ziejë dhe shtoni gradualisht shkopinjtë e kanellës. Pasi të keni vluar për afro 15 minuta, shtoni gjethet e dafinës dhe lërini të ziejnë së bashku për më shumë se 1 orë në zjarr të ulët. Hiqni enën nga zjarri, filtroni çajin dhe hidheni në një shishe qelqi. Filxhani i parë duhet esëll në mëngjes, kurse të tjerët pas vakteve. Rezultatet do të duken që pas javës së dytë të përdorimit të përditshëm./Living/

Shpërndaje në: