Për dhëmbë më të shëndetshëm dhe të fortë, përdorni këtë produkt që e keni në shtëpi
Kripa është produkti që forcon dhe mban të shëndetshëm dhëmbët tuaj.
Më poshtë po iu rendisim disa prej përfitimeve.
Për forcimin e mishrave
Mineralet që përmban kripa janë shumë efikase në ndërtimin e mishrave të fortë të dhëmbëve. Ky përbërës natyral do të shërojë skuqjet, kruarjet apo problemet e tjera që keni me mishrat e dhëmbëve.
Parandalon rënien e dhëmbëve
Rënia e dhëmbëve mund të themi që është një nga problemet më serioze që mund të prekin gojën. Shkaqet mund të jenë gjithashtu të ndryshme, duke filluar që nga aksidentet e jashtme, medikamentet e forta apo sëmundje të ndryshme. Përtej shkaqeve mjekësore apo aksidenteve, dihet që një nga shkaktarët e tjerë kryesorë të rënies apo prishjes së dhëmbëve janë ushqimet.
Kryesisht ato me sheqer të cilat rrisin bakteret në gojë dhe prishin balancën e pehashit. Në këtë rast kripa vjen në ndihmë, mjafton t’i lani dhëmbët tuaj si zakonisht duke shtuar pak kripë tek pasta e dhëmbëve.
Largon dhimbjet
Përdorimi i kripës edhe në këtë rast do të funksionojë si dezinfektues dhe qetësues natyral. Nëse keni mishra të fryrë rreth dhëmbëve shpëlajeni gojën me pak ujë me kripë 1-2 herë në ditë. Kripa do t’i qetësojë dhëmbët tuaj menjëherë dhe do të ndihmojë shëndetin tuaj oral.