Ushqimet që ju ndihmojnë në parandalimin e dhimbjeve të kokës

Ushqimet që ju ndihmojnë në parandalimin e dhimbjeve të kokës

Zbuloni dhimbjen tuaj të kokës dhe gjeni kurën

Kush vuan nga dhimbja e kokës e di që mund të jetë herë e lehtë dhe e herë e fortë, duke zgjatur sipas rrethanave në të cilat shfaqet. Për t’u kuruar mirë duhet njohur mirë, sepse vetëm kështu mund të vihen në shënjestër burimet vërtet të efektshme të dhimbjes së kokës, si për t’u parandaluar ashtu edhe atëherë kur duhet të ndërhyjmë për ta kuruar. Ja një klasifikim i thjeshtë, por i saktë. Zbuloni se cilit tip i përket dhimbja juaj e kokës dhe ndiqni këshillat.

Dhimbje e fortë

Dhimbja e fortë e kokës shfaqet papritur. Mund të shkaktohet nga kolla, sforcimi, ngrënia e ushqimeve të ftohta, pijeve alkoolike, apo lëngjet e frutave. Si ta njohim? Dhimbja është e shpeshtë dhe ke ndjesinë sikur është vërtet e forte.

Dhimbje tkurrëse

Kjo lloj dhimbje koke, që njeh shkaqe të ndryshme, ndikon seriozisht te personi dhe ka dhimbje të forta, të përqendruara te tëmthat, te njëri sy ose në të gjithë kokën, që ndryshojnë në intensitet, kohëzgjatje dhe frekuencë. Si mund ta njohim? Zakonisht dhimbja shkaktohet nga një tension i fortë dhe i vazhdueshëm muskulor, nga një irritim nervor ose nëse disa momente tipike të muajit (është rasti i dhimbjes së kokës premenstruale), apo javës (zakonisht në fundjavë).

Sekretet ushqimore për të kuruar çdo lloj dhimbje koke pa përdorur barna

Marrëdhënia mes ushqimit dhe dhimbjes së kokës është shqyrtuar nga disa studime ndërkombëtare. Shpesh është arritur në përfundime të tilla si për shembull, që këshillohet kafeja si ilaç për dhimbjen e kokës, duke qenë se ka efekt të shpejtë për shkak të veprimit vazokostruktor, por asnjëherë nuk merret parasysh fakti që njerëzit janë të ndryshëm. Në fakt vlefshmëria e një recete bazohet pikërisht duke marrë në shqyrtim çdo rast: kështu e njëjta kafeinë nga e cila mund të përfitojë një pacient, mund të jetë e dëmshme për një pacient tjetër.

Si ta identifikoni tipin tuaj

Për personat që vuajnë nga dhimbja e kokës është e rëndësishme të kuptojnë se kujt lloji i përket shqetësimi i tyre. Kështu, duke krahasuar karakteristikat e rastit personal me ato të rreshtuara më lart, mund të gjeni kategorinë ku bëni pjesë. Ndërkohë për të shmangur dhimbjen e fortë të kokës, filloni të hani komposto kumbulle dhe pjeshke menjëherë sapo të ndjeni shenjat e para. Nëse pas ngrënies së tyre dhimbja nuk ndryshon ose përmirësohet atëherë është e tipit të fortë; nëse përkeqësohet është tkurrëse, ose e lidhur me mëlçinë, shkruan Shqip.

Rregullat bazë

Pas përcaktimit të llojit të dhimbjes së kokës, duhet të përshtatni dietën me shqetësimin, duke eliminuar ushqimet që shkaktojnë ose përkeqësojnë simptomatologjinë. Arsyetohet duke ndjekur këtë kriter: kush vuan nga dhimbjet tkurrëse të kokës nuk duhet të konsumojë ushqime që ndikojnë në ngushtimin e enëve të gjakut dhe anasjelltas, ata që kanë dhimbje të forta koke nuk u këshillohen ato ushqime që shkaktojnë vazodilatacion.

Ushqimet që duhen shmangur kur dhimbja e kokës është tkurrëse…

Në të tilla raste është mirë të shmanget kripa, vezët, pançeta, mishi, pula, peshku dhe disa nënprodukte të qumështit (djathërat e kripur, kosi dhe rikota).

 

Shpërndaje në: