Dëgjojini dhe mbështetini fëmijët, kjo i bën mirë shëndetit të tyre mendor
Nese femijet ndiejne se ju i degjoni dhe i mbeshtesni, kjo do te kete nje ndikim afatgjate ne shendetin e tyre mendor, edhe kur te jene te rritur.
Mbështetja dhe dëgjimi i fëmijëve, shfaqja e interesit për jetën e tyre të përditshme dhe ardhja në ndihmë të tyre në periudha të vështira mund t’i ndihmojë ata të kenë një zhvillim të shëndetshëm psiko-emocional. Sipas një studimi të botuar në Jama Pediatrics, sipas të cilit fëmijët që ndihen të mbështetur dhe të dëgjuar nga familja dhe shkolla, do të kenë më pak gjasa të pësojnë depresion dhe probleme të tjera psikologjike kur të rriten.
Përvojat pozitive dhe efektet me kalimin e kohës
Disa studime shkencore kanë nxjerrë një lidhje mes përvojave negative në fëmijëri (të tilla si abuzimi, neglizhenca, dhuna dhe mungesa e prindërve) dhe problemeve në shëndetin fizik dhe mendor. Sidoqoftë, më pak i qartë ishte ndikimi i përvojave pozitive në fëmijëri në jetën dhe zhvillimin psiko-emocional të fëmijëve. Në përpjekje për të kuptuar më shumë rreth saj, studiuesit e Shkollës së Shëndetit Publik Bloomberg në Universitetin Johns Hopkins në Baltimore ekzaminuan më shumë se gjashtë mijë të rritur, duke u kërkuar atyre të kujtojnë sa shpesh gjatë fëmijërisë së tyre flisnin për ndjenjat e tyre me familjen, të afërmit, apo shokët në periudha të vështira dhe sa mbështetje gjenin.
Në fund të sondazhit u zbulua se shanset për të zhvilluar depresion ose shëndet të keq mendor nga të rriturit ishin 72% dhe 50% më të ulëta tek ata që në fëmijëri kishin gjetur mbështetje në momente të vështira. Pas kalimit të të dhënave me ato të përvojave negative të përjetuara gjatë fëmijërisë, studiuesit e udhëhequr nga Christina Bethell zbuluan se në moshë të re, madje edhe në prani të përvojave të pafavorshme, përvojat pozitive të mbështetjes, mund të zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të problemeve në marrëdhënie shëndetin mendor.
Në vend që të përpiqeni t’i parandaloni fëmijët të përjetojnë përvoja negative, sipas studiuesve është e rëndësishme të mësoni t’i mbështesni ata në jetën e përditshme, në periudha të vështira dhe në rrugën e rritjes: në këtë mënyrë ata mësohen të përballen në mënyrë të pavarur me ngjarjet e pafavorshme që mund të ketë ruajtur jeta për ta.