Studim i ri: Në Universitet do të hyhet me…ADN
E në këtë prizëm studiues të Universitetit të Suseksit në Britaninë e Madhe kanë përqendruar punën e tyre në studimin e gjenetikës për të kuptuar sesi ndikon ajo në edukimin tonë. Këtë fushë studimore ata e kanë quajtur “gjenomet edukative”.
Në një artikull të publikuar në “The Conversation”, lektorja Darya Gyasina thotë se në një të ardhme jo fort të largët, provimet universitare mund të zhduken dhe të zëvendësohen me analizimin e ADN-së së një personi për të përcaktuar fushën ku ai është i prirur dhe ka më shumë mundësi që të ketë sukses.
Këtij pohimi i vjen në ndihmë edhe një studim masiv i muajit maj i Universitetit të Kalifornisë së Jugut, ku u analizuan të dhënat gjenetike të 300 mijë personave dhe u gjetën një numër i madh gjenesh që kishin të bënin me edukimin.
Studimi arriti në përfundimin se janë mbi 74 gjene që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me suksesin në arsimim dhe disa kombinime të tyre që lidhen me një sukses akoma më të madh, transmeton tch. Gjithsesi, autorët e këtij studimi theksojnë se lidhja mes llojit të gjenomit dhe suksesit në arsimim në jetë është modeste, rreth 0.43 për qind e kontributit total të ADN-së./ Opinion