Pija energjike krijon varësi më shumë se kokaina

Pija energjike krijon varësi më shumë se kokaina

Konsumimi i pakët i pijeve të gazuara nga dieta juaj është një mënyrë e shpejtë për të përmirësuar shëndetin dhe për të humbur peshë.

Disa njerëz mund të rrijnë pa pije joalkoolike, por ka të tjerë që zbulojnë se kanë nevojë për të që në mëngjes.

Sipas CNN, pijet e gazuara energjike përbëhen nga ëmbëltues artificialë.

Sipas Gary Wenk, drejtor i programeve universitare të neuroshkencës në Universitetin Shtetëror të Ohio dhe autor i “Ushqimi në trurin tuaj”, gjithçka qëndron në modelin e pijeve.

Marka juaj e preferuar e pijeve është krijuar me sasinë e duhur të ëmbëltuesit, kafeinës dhe karbonacionit, për t’ju bërë që vazhdimisht ta dëshironi e kërkoni atë.

Një kanaçe me pije të gazuar ka 39 gram sheqer, kjo është e barabartë me rreth 10 lugë çaji, pra më shumë sesa duhet të konsumojmë gjatë një dite.

Ëmbëltuesi në pije aktivizon të njëjtat qendra në tru si ilaçet, shpjegoi Wenk.

Ajo shkakton lëshimin e dopaminës kimike të trurit në një rajon të njohur si bërthama dhe si rezultat ne ndiejmë eufori dhe e kërkojmë përsëëri këtë ndjenjë duke krijuar varësi ndaj saj.

Sipas një përfundimi, sheqeri mund të krijojë më shumë varësi e të jetë më tërheqëse sesa kokaina.

“Sa më shumë soda të pini, aq më i madh është ‘shpërblimi’ dhe ne do të duam edhe më shumë prej saj,” është shprehur Cordialis Msora-Kasago, një dietologe e Akademisë së Ushqyerit dhe Dietikëve.

Sheqeri nuk është përbërësi i vetëm që fajësohet kur bëhet fjalë për cilësitë e varësisë.

Edhe kafeina është një stimulues gjithashtu.

“Kafeina jo vetëm që shpejton të menduarit tonë, por gjithashtu ka aftësinë e vet unike për të aktivizuar rrugët e euforisë që përfshijnë dopaminën”, thotë Wenk.

“Kafeina është një nga psikostimuluesit më të konsumuar në botë”, tha Dr. Marilyn Cornelis, një profesor ndihmës i mjekësisë në Universitetin Northwestern.

Sipas Wenk, karbonizimi e bën çdo pije shumë më të varur.

Ekzistojnë soda dietike që zëvendësojnë sheqerin e vërtetë me ëmbëlsues artificialë, por nxisin receptorët e shijes, të cilat presin sheqer, duke përgatitur trurin për një energji që nuk do të vijë kurrë.

“Dhe kur truri nuk merr shpërblimin që dëshiron nga pija e tij, kërkohet që të marrësh më shumë. Edhe para se ta konsumoni pijen juve e ndjeni energjinë që do t’ju vijë”, tha Wenk.

Soda dietike mund të jetë zgjidhja më e shëndetëshme, kur ju nuk e lini dot këtë pije.

Sipas studimit, njerëzit që kishin gjenin FTO, konsumonin më shumë pije energjike.

Rreth 20-30% e popullsisë ka variantin gjenetik të varësisë për konsumimimin e pijeve energjike.

Nëse pini disa herë në muaj, nuk ka nevojë për shqetësim, por nëse keni më shumë se një pije në ditë, mund të jeni duke e rrezikuar veten për mbipeshë, sëmundjet e zemrës, diabeti tip 2, deri në kancer, sipas Msora-Kasago.

Edhe pirja e sodës dietike shkakton rrezik, konsumimi i një kanaçeje në ditë lidhet me rrezikun e goditjes dhe problemeve mendore.

Qumështi pa yndyrna mund të ishte pija e këshillueshme, pasi siguron shumë lëndë ushqyese të rëndësishme si proteina dhe kalcium.

Shpërndaje në: