Pse gratë që pësojnë abort, fajësojnë veten?

Pse gratë që pësojnë abort, fajësojnë veten?

Edhe pse shkaqet e abortit spontan nuk jane aspak ne doren e nenes dhe nenat kete e dine, perseri ne raste humbjesh nenat fajesojne veten.

Për fat të keq, abortet janë të zakonshme dhe prekin diku rreth 10 deri në 25 përqind të grave shtatzëna. Shumica e tyre ndodhin në tremujorin e parë për arsye përtej kontrollit tuaj, dhe në shumicën e rasteve, nuk ka asnjë mënyrë për të parandaluar një abort dhe asgjë që ju mund ose duhet të kishit bërë ndryshe. E megjithatë, një studim i fundit ka treguar se gratë sërish fajësojnë veten për humbjen.

Sipas sondazhit, të realizuar nga Ava, një iniciativë e shëndetit dixhital që synon të avancojë shëndetin riprodhues të grave me inteligjencë artificiale dhe hulumtime klinike, 66 përqind e të anketuarave fajësuan veten për abortin e tyre. Abortet janë shpesh rezultat i anomalive kromozomale një fakt që 81 deri 95 përqind e grave të anketuara në çdo grupmoshë e dinin. Përkundër kësaj, shumica e grave menduan se humbja e tyre ishte për shkak të faktorëve nën kontrollin e tyre, të tilla si stresi (59 përqind), ushtrimi intensiv (28 përqind) dhe ngritja e objekteve të rënda (27 përqind). Sidoqoftë, studimet e bëra nga ACOG vërtetojnë se asnjë nga këta nuk është faktorë i vërtetë kur bëhet fjalë për abortin.

Sipas Lindsay Meisel, kryeredaktore shkencore në Ava, arsyeja kryesore e mendimeve të tilla kanë të bëjnë me një hendek në kujdesin që u ofrohet grave kur abortojnë. “Kur jeni shtatzënë, gjithçka është e përqendruar tek fëmija që prisni dhe gjithë kujdesi është i përqëndruar aty por ky kujdes është po aq i nevojshëm edhe nëse pritja e ëmbël ndëroritet”, thotë Meisel.

Sondazhi, i cili përfshinte të dhëna nga 3,440 gra në SH.B.A., Kanada dhe Evropë, gjithashtu zbuloi se 75 përqind e grave thanë se donin të provonin përsëri për një fëmijë menjëherë, por 49 përqind thanë që mjeku i kishte këshilluar të prisnin disa cikle para se të përpiqen të konceptojnë – edhe pse hulumtimet kryesore mjekësore tregojnë se është përgjithësisht mirë për gratë që të provojnë përsëri brenda ciklit të tyre të parë pas një aborti.

Megjithëse gratë duket se e dinë që abortet janë të zakonshme dhe shpesh nuk janë faji i askujt, vetë-fajësia është ende e përhapur.

Mos harroni, nëse po përballeni me një humbje, nuk jeni vetëm dhe nuk është faji juaj.

Shpërndaje në: