E konfirmon Universiteti i Mançesterit: Ka një lidhje mes motit dhe shëndetit

E konfirmon Universiteti i Mançesterit: Ka një lidhje mes motit dhe shëndetit

Universiteti i Mançesterit ka konfirmuar konstatimin se njerëzit ankohen për probleme shëndetësore, si artriti, fibromialgjia, dhimbja e kokës, migrena dhe dhimbjet neuropatike, kanë më shumë intensitet në ditët me shi dhe lagështirë.

Duke përdorur një aplikacion në telefonat e mençur mobilë, më shumë se 2.600 persona regjistruan simptomat ditore, ndërsa kushtet lokale të motit u sinjalizuan nga telefoni celular falë detektorit GPS.

Nëpërmjet këtij eksperimenti u arrit të konfirmohej fakti se lagështia është shkaktari kryesor i këtyre dhimbjeve.

Në ditët me lagështirë, personat ankoheshin se ndienin më shumë dhimbje se ditët me diell.

 

Shpërndaje në: