Google pret rreth 4 miliardë dollarë nga shitja e telefonave Pixel
Firma e shërbimeve financiare, Morgan Stanley, beson se Pixel dhe Pixel XL do të shiten në rreth 5-6 milionë njësi në vitin 2017, që rezulton në 3.8 miliardë dollarë të ardhura për kompaninë.
Për më shumë, Morgan Stanley parashikon se rreth 3 milionë njësi të tjera do të shiten në tremujorin e fundit të 2016, gjë që kalkulohet në 2 miliardë dollarë të ardhura për Google.
Megjithatë, këto shifra nuk janë as afër me ato të iPhone-ëve të rinjë. Për vitin financiar të 2016, Appla ka arritur 137 miliardë dollarë të hyra dhe ka shitur 212 milionë iPhone në të njejtin vit.
Ngjashëm, Apple pritet të shesë 45.5 milionë iPhone dhe kështu të krijojë 28 miliardë dolllarë të hyra gjatë tremujorit të fundit të 2016.