Rritet për 4 % numri i të prekurve nga kanceri i gjirit
Numri i grave të prekura me kancer të gjirit nga viti në vit po rritet.
Krahasuar me vitin e kaluar, kur numri i grave të diagnostikuara me kancer gjiri ishte 350, këtë vit, vetëm deri në muajin tetor, janë evidentuar 315 raste, që i bie 3-4 përqind më shumë.
Në klinikën e Onkologjisë, thonë se ky trend ka tendencë të rritjes por nuk është diçka alarmante.
Kurtishi shton se është rritur vetëdijesimi i grave për t’u kontrolluar dhe për ta parandaluar këtë sëmundje malinje.
Onkologu Kurtishi tregon se cilët janë faktorët që shkaktojnë kancerin e gjirit.
Në Klinikën e Onkologjisë, ku aktualisht janë duke marrë trajtim të radioterapisë dhe kimioterapisë mbi 1,500 pacientë , Kurtishi thotë se nuk ka mungesë të medikamenteve.
Sidoqoftë, Kosova, shikuar mbi bazën e popullsisë, mbetet vendi me më së paku të prekur me këtë sëmundje në rajon.
Ndërkohë, onkologët nga Kosova e Shqipëria, në këtë muaj të vetëdijesimit, janë bashkuar për t’i shkëmbyer përvojat e tyre në luftën kundër kancerit.
Për të dymbëdhjetën herë radhazi, me moton ‘Zbulimi i hershëm është mbijetesë”,të shtunën do të mbahet ecja tradicionale që synon ndërgjegjësimin e shoqërisë kundër kancerit të gjirit.