Panairi i automjeteve në Gjenevë
Një numër i madh markash pritet të ekspozojnë modelet e tyre të reja në sallat e qendrave të panaireve Palexpo dhe Qendrën e Kongreseve.
Interesi i mediave në konferencën për shtyp të lançimit të panairit i cili këtë vit pritet të vizitohet nga më shumë se 700 mijë njerëz ishte i madh.
Në këtë panair modeli më i mirë është zgjedhur Opel Astra, ndërkohë vitin e shkuar modeli më i mirë ishte Volksëagen Passat.
Panairi Ndërkombëtarë në Gjenevë për Automjetet njihet si ekspozuesi i automjeteve me performancë të lartë si Ferrari, Lamborghini, Aston Martin, McLaren, Porsche dhe Bentley. Panairi i cili do të hapë dyert për vizitorët më 3 mars pritet të qëndrojë i hapur deri më 13 mars.