Ilaçet e hipertensionit janë më efikase nëse i pini në këtë kohë të ditës

Ilaçet e hipertensionit janë më efikase nëse i pini në këtë kohë të ditës

Medikamentet për shtypje të lartë të gjakut ju ndihmojnë të mbroheni nga sulmet e zemrës nëse i përdorni para gjumit në vend se t’i pini në mëngjes.

Shkencëtarët kanë shpjeguar se orët tona biologjike e përcaktojnë atë se si reagon trupi kur përdorim ilaçe.

Hulumtuesit thonë se shtypja e gjakut në mënyrë natyrale duhet të jetë më e ulët kur pushojmë gjatë natës ose kur jemi duke fjetur dhe paralajmërojnë se nëse është vazhdimisht e lartë, atëherë pacienti është më i rrezikuar nga sulmet e zemrës.

Studimi me mbi 19,000 pacientë ka treguar se ata të cilët i kishin përdorur ilaçet në mbrëmje kishin pasur 50% rrezik më të ulët të vdekjes ose të sulmeve në zemër.

Pacientët që i kishin përdorur ilaçet në mbrëmje kishin pasur dukshëm shtypje më të ulët të gjakut gjatë natës dhe të nesërmen gjatë ditës.

Shpërndaje në: