Të fikin rrymë: Routeri i Internetit nuk duhet të lihet ndezur gjithë ditën

Të fikin rrymë: Routeri i Internetit nuk duhet të lihet ndezur gjithë ditën

Kur mendoni për konsumatorët e mëdhenj të energjisë elektrike në familjen tuaj, juve kurrë nuk do t’u binte ndërmend ruteri për lidhje me internet.

Lënia e tij gjatë gjithë ditës në rrymë, megjithatë, do të konsumojë energji elektrike po aq sa edhe një frigorifer.

Për këtë arsye, duhet t’i kushtoni vëmendje efikasitetit të energjisë së ruterit para se ta blini, për t’u siguruar që ai ka konsumin më të ulët të mundshëm të energjisë kur është në funksion dhe në gjendje stand-by.

Agjencia Federale Gjermane e Mbrojtjes së Mjedisit (UBA) pretendon se kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse ruteri nuk mund të fiket, në rast se përdor edhe një linjë telefonike.

Në atë rast, këshilla është që të merrni një ruter që ka mundësinë të fikni Wi-Fi kur nuk është në përdorim.

 

Shpërndaje në: