Zbuloi testet për diabet: Shkencëtari merr kompensimin pas 2 dekadash

Zbuloi testet për diabet: Shkencëtari merr kompensimin pas 2 dekadash

Një shkencëtari i janë dhënë 2 milionë funte kompensim nga Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar për shpikjen e teknologjisë së parë që testonte nivelet e sheqerit në gjak para 40 vitesh.

Profesori Ian Shanks kishte zhvilluar sistemin, që përdoret nga shumë diabetikë, ndërsa punonte për Unileverin në vitet ’80.

Të drejtat për shpikjen e tij i takonin kompanisë dhe deri tash ai nuk kishte mundësi e të drejtë që t’i merrte fitimet. Profesori Shanks tha se ndihej i lehtësuar nga rezultati, pas një beteje legale 13 vjeçare, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Ndërsa punonte për gjigantin multinacional Unilever në Bedfordshire në vitin 1982, profesori Shanks zhvilloi një teknologji të re që maste koncentrimin e glukozës në gjak dhe të tjera lëngje.

Duke përdorur cipa plastike dhe qelqi nga një lodër e vajzës së tij, ai ndërtoi të parin prototip të atij që tashmë është i njohur si Pajisja mbushëse e kapilarëve elektrokimik [ECFD].

Profesori Shanks së pari kishte aplikuar për kompensim në vitin 2006 por kishte humbur çdo betejë legale derisa mbërriti në Gjykatën Supreme.

Dje, gjykata n mënyrë unanime vendosi që zbulimi i profesor Shanksit i kishte dhënë kompanisë “një përfitim marramendës” e për të cilin duhej të merrte kompensim. /Periskopi

Shpërndaje në: