Kongresistja Ocasio-Cortez ia bën Facebook-un bajat Zuckerbergut: E pyet për skandalet e tij

Kongresistja Ocasio-Cortez ia bën Facebook-un bajat Zuckerbergut: E pyet për skandalet e tij

Mark Zuckerberg u përball me një ekzaminim torturues nga kongresistja amerikane Aleksandria Okazio-Kortez [AOC] gjatë ditës së djeshme.

Shefi i Facebook-ut u pyet mbi skandalin e Cambridge Analyticas dhe ngurrimit të Facebook-ut për të kontrolluar reklamat politike.

Okazio-Kortez dhe ligjbërësit e tjerë e shkatërruan drejtorin ekzekutiv të Facebook-ut gjatë një seance dëgjimore para komitetit të shërbimit për financa në Kongres në lidhje me lansimin e kriptomonedhës së Facebook-ut, Libran.

“Në mënyrë që ne të marrim vendim për Libran, mendoj se na vyen të gërmojmë pak në të kaluarën tuaj dhe të Facebook-ut sa i përket demokracisë suaj,” i tha kongresistja njujorkeze, para se ta pyeste Zuckerbergun se çka kishte mësuar nga operacionet e Cambridge Analyticas.

Zuckerberg dhe ekzekutivi i Facebook-ut kanë refuzuar që të zbulojnë se kur e kishte marrë vesh që po ndikoheshin zgjedhjet dhe po shiteshin të dhënat e përdoruesve, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Zuckerbergu pretendoi se disa punëtorë të tij kishin shkaktuar dëme nga brenda. “Mendoj që e dija për Cambridge Analytican më herët, por s’e di se a po i këqyrja se qysh po e përdornin specifikisht Facebook-un.”

Kongresistja amerikane ia bëri jetën të zorshme Zuckerbergut me pyetjet e saj, ndër të cilat ishte edhe ajo e darkave të tij me figura të së djathtës ekstreme. /Periskopi

Shpërndaje në: