Higjiena e dobët e tualetit fshihet pas përhapjes se bakterit Escherichia Coli
Njerëzit që nuk i lajnë duart pasi shkojnë në tualet, është aryeja prapa përhapjes së Escherichia colit.
Ekspertët shikuan mijëra mostra gjaku, fekali dhe ushqimi.
Ata zbuluan se transmetimi njeri-në-njeri ishte përgjegjës për- “grimcat fekale nga një person arrijnë në gojën e një tjetri”, transmeton Periskopi.
Shëndeti Publik në Angli tha që larja e duarve dhe higjiena e mirë ishin thelbësore për të parandaluar përhapjen e infeksioneve.
Ekzistojnë shumë lloje të E. coli. Shumica janë të padëmshëm, por disa mund të shkaktojnë sëmundje serioze.
E. coli rezistent ndaj antibiotikut është gjithnjë e më i zakonshëm. Llojet që kanë ‘Beta-Laktamaza të Spektrit të Zgjeruar (ESBLs) – enzima që shkatërrojnë penicilin dhe një tjetër antibiotik, cefalosporin – po shkaktojnë shqetësim.
E coli është shkaku më i zakonshëm i helmimit me gjak, që përbën rreth një të tretën e rasteve në Mbretërinë e Bashkuar, me llojet ESBL që përbëjnë rreth 10% të atyre – rreth 5,000 në vit./BBC/Periskopi/