Apel Evropës – Ndali masakrat e turqve ndaj kurdëve
Roberto Saviano, Salman Rushdie, Elena Ferrante, Marc Auge, Hanif Kureishi dhe të tjerë i kanë bërë thirrje Evropës që të shfaqet e bashkuar kundër ofensivës turke në Siri.
Ka një fjalë që nuk mund të flitet në Turqi, dhe ajo është fjala luftë. Presidenti Erdoan dhe mbështetësit e tij po sulmojnë civilët kurdë, dhe po e quajnë invazionin ushtarak si “operacion” – Operacioni Burimi i Paqes. Kjo është një shpërfillje tepër e madhe për të vërtetën.
Të flasësh për luftën në Turqi nënkupton të shpallesh tradhtar. Ata pak zëra të lirë do të përballen me hakmarrje mizore: burg, shpifje, vdekje civile. Nuk lejohet mospajtimi. Masakrat ndaj kurdëve, heqja e pavarësisë së tyre, të drejtave të tyre, ëndrrave, po përshkruhet nga Erdoani si një nevojë vitale për turqit.
Kjo është krejt kundër kësaj dhe kundër narrativës false të realitetët që Evropës i vyen të shfaq unitet, kohezion e vendosmëri. Nuk mund t’i braktisim kurdët e t’i lëmë në mëshirën e fatit. Pas tradhtisë së presidentit Trump, ngushëllimin e kanë që t’i bëjnë thirrje Evropës.
Çështja kurde duhet të ketë rëndësi për ne sepse luftërat po luftohen me armët që ne i prodhojmë e i shesim [vendimi i ministrave evropianë për t’i ndaluar shitjen e armëve ishte i nevojshëm, edhe i pse i vonuar, si hap]. Duhet të ketë rëndësi për të gjithë ne sepse kurdët janë i vetmi grup që ka mundësi të kontrollojë shtrirjen e Shtetit Islamik [ISIS]. Duhet të ketë rëndësi për të gjithë ne sepse Turqia merr para nga Evropa për të ndaluar emigrantët sirianë.
Krejt këto duhet të kenë rëndësi sepse Evropa, të cilën do-do duan ta shkatërrojnë, duhet të tregojë që ekziston si entitet politik, territorial, ekonomik dhe mbi të gjitha kulturor. Duhet t’i tregojë vetes se është vend ku demokracia ekziston, dhe edhe kur rrezikohet, reziston.
Roberto Soviano, Svetlana Alexievich, Fernando Aramburu, Marc Auge, Martin Caparros, Elena Ferrante, Bernard-Henri Levy, Hanif Kureishi, Salman Rushdie, Mario Vargas Llosa, Herta Mueller dhe Robert Harris.
Ky apel ishte publikuar fillimisht në gazetën italiane La Republika, por Periskopi e ka përkthyer nga The Guardian. /Periskopi