‘’Trekëndëshi i rrezikut’’; mos i shtrydhni kurrë aknet në këtë pjesë të fytyrës

‘’Trekëndëshi i rrezikut’’; mos i shtrydhni kurrë aknet në këtë pjesë të fytyrës

Një ndër gjërat më tunduese për ne femrat është padiskutim shtrydhja e akneve. Edhe sikur të na shfaqet një e vogël, thuajse mikroskopike, nuk ngurojmë ta ‘’eleminojmë ‘’ para pasqyrës. Ky ves i keq mund të rezultojë shumë i rrezikshëm jo veç për fytyrën, por për jetën tuaj.

Sipas dermatologut Vishal Madan, në fytyrë ekziston një zonë e njohur ndryshe si ‘’trekëndëshi i rrezikut ‘’ ku nuk duhet t’i shtrydhni kurrë puçrrat ose aknet. Kjo zonë përfshin pjesën përreth syve, hundën, cepat e gojës dhe buzën e sipërme.

Një akne është si një çantë e vogël pas lëkurës, një çrregullim kronik që përfshin inflamacionin e njësisë së qimes dhe gjendrës dhjamore. Duke i shtypur ju përhapni këto përmbajtje të dëmshme në të gjithë lëkurën, duke e përkeqësuar edhe më shumë problemin. Dematologu shpjegon që enët e gjakut që përshkojnë zonat e mësipërme janë shumë të holla dhe delikate, nëse ndonjëra prej tyre plas dhe infektohet, mund të shkaktojë mpiksje të gjakut, trombozë, infeksion e deri meningjit në tru./Daily Mail

Shpërndaje në: