5 arsye përse nga SOT duhet të fillojmë të pimë çaj më lëkurën e shegës; një kurë natyrale për shumë probleme
Shega është një nga frutat më të mirë të vjeshtës, e për vlerat e dobitë shëndetësore kemi shkruar shumë në Living.
Por nëse nuk e keni ditur se lëkura e shegës, ka po aq vlera e përdorime, atëhetë vazhdoni lexoni më poshtë ! Lëkura e shegës përmban antioksidantët më të fuqishëm si fenolet, flavonoidet dhe proanythocyanidins dhe çaji i përgatitur me to ka veti kuruese për disa shqetësimi shëndetësore
1. Sistemi tretës
Enzimat e gjendura tek lëkura e shegës kanë aftësinë të eleminojnë qelizat patogjene që rriten brenda traktit gastrointestinal e që janë përgjegjëse për shumë probleme të këtij aparati. Çaji i lëkurës së shegës është një trajtim natyral për sëmundjet e shumta të sistemit (diarre, forma të shumta të kolitit dhe ulçera biliare)dhe lehtësimin e simptomave.
2. Zemër e shëndetshme
Antioksidantët (e gjendur me shumicë edhe në lëkurën e shegës) janë shumë të efektshëm në eliminimin e yndyrës së keqe nga arteriet. Veshja dhe mbingarkesa e enëve të gjakut, mund të bëhen shkak i shumë problemeve kardiovaskulare.
3. E pasur me vitaminë C
Përfitimet e vitaminës C përfshijnë nga rritja e sistemit imunitar, përmirësimi i shëndetit tuaj kardiovaskular, parandalimi i rrudhave, parandalimit të komplikimeve shëndetësore prenatale dhe zvogëlimin e rrezikut për të zhvilluar sëmundje okulare. Duke qenë se lëkura e shegës është e pasur në këtë vitaminë është e rëndësishme ta përfshini në dietën tuaj, sa ky frut është në sezon, sepse duhet të përpiqeni t’i bazoni nevojat tuaja dietike në burime plotësisht natyrale.
4. Shëndeti i lëkurës
Shegët kanë acid ellagik. një hidratues shumë i mirë dhe shumë efektiv në mbajtjen e lagështirës në lëkurën tuaj. E nëse çaji i shegës ju duket pak i hidhur, mund të përdorni maskën me lëkurën e shegës.
5. Ilaçi i dhimbjes së fytit
Vuani nga dhimbja e fytit ose nga dhimbja e bajameve? Mund të provoni të pini çajin e lëkurës së shegës për të ndihmuar në zbutjen e dhimbjeve të rrugëve të frymëmarrjes.
Receta e çajit nga lëkura e shegës:
Përbërësit:
10-12 gram lëkura të thata shege
200 mililitra Ujë
Udhëzime:
1. Zieni 200 mililitra ujë
2. Shtoni ujin e vluar në një gotë ku keni vendosur lëkurën e shegës
3. Mbulojeni me kapak dhe lëreni për 25 minuta.
4. Pasi të jetë ftohur pak konsumojeni siç është