Truku që do t’ju shpëtojë nga dhimbjet: Si të qëndroni me këpucë me taka të larta tërë ditën?

Truku që do t’ju shpëtojë nga dhimbjet: Si të qëndroni me këpucë me taka të larta tërë ditën?

Sa herë keni hequr dorë nga këpucët e bukura me taka të larta vetëm për shkak që dini që vetëm pas një apo dy orëve do të dëshironit t’i zbathni dhe të shëtisni zbathur?

Për t’u dukur e bukur patjetër duhet të duroni. As ju nuk e dini sa herë e keni thënë këtë fjali.

Kur është fjala për këpucët me taka të larta, shumica e damave gjithnjë e më shpesh vendosin për këpucë të rrafshëta, prandaj ecjen elegante e plotësojnë me kombinim të mirë të veshjeve.

Megjithatë, ka femra të cilat janë të obliguara të mbathin këpucë me taka.

Supermodelja e viteve shtatëdhjetë, Marie Helvin, gati sa nuk ka “dalë” nga këpucët me taka.

Sekretin e vetë të vogël ka vendosur që t’ua tregojë pjesëtareve të tjera të gjinisë femërore.

Për të zvogëluar dhembjet të cilat dinë t’jua shkaktojnë takat, Marie me flaster ka ngjitur gishtin e tretë dhe të katërt të këmbëve.

Thotë që, pikërisht, kur i bashkoni këta dy gishta, muskujt në këmbë harmonizohen dhe zvogëlojnë presionin në gishta.

Provoni, ajo thotë që ia vlen.

Shpërndaje në: